Eliminohet Italia, kjo do të jetë ndeshja ‘ngushëlluese’ para “Botërorit 2018”

Italia do të zhvillojë ndeshje miqësore me Anglinë, pas dështimit për kualifikim në "Kampionatin botëror 2018".

Sport

14/11/2017 11:33

Anglia do të zhvillojë ndeshje miqësore me Italinë dhe Holandën para Kampionatit botëror 2018.

Ekipi i Gareth Southgate do të luajë në Amsterdam me Holandën më 23 mars, kurse katër ditë më vonë do ta presë Italinë në Wembley.

Italia dështoi të kualifikohet për në Botërorin në Rusi pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 1:0 nga Suedia. /Lajmi.net/