Eliminohet Akil Gjakova

Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i Xhudos.

Sport

22/09/2018 12:35

Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i Xhudos në Baku të Azerbajxhanit, pasi u mposht nga Zhansay Samgulov i Kazakistanit të shtunën.

Gjakova bëri një lëshim që i kushtoi me një pikë për kundërshtarin e tij, para se Smagulov të fitonte me Ippon pas një hedhjeje fantastike, kategorinë deri në 73 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Gjakova kështu ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror, por ka fituar pikë olimpike, megjithatë.

Të enjten, edhe Distria Krasniqi u eliminua, ndërkohë që Nora Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë dhe do të garojë sot më vonë.