Elgit Doda: Muzika në Shqipëri po kalon kohë të vështirë

Tregu muzikor çdo ditë bëhet më i ngjeshur me emra që i shtohen këtij profesioni.

ShowBiz

14/10/2018 19:40

Por, secilën herë ka kritika të mëdha për atë se çfarë prodhojnë këta artistë, shkruan lajmi.net.

Është këngëtari Elgit Doda ai i cili përmes një statusi në InstaStory ka folur së fundi për gjendjen e muzikës në Shqipëri.

“Realisht muzika në Shqipëri po kalon kohë të vështirë”, ka shkruar ai, duke mos e sqaruar saktësisht arsyen.

“A ma fal” titullohet projekti i fundit nga Elgit Doda në duet me Ilger, këngë e cila u publikua gjatë muajit gusht. /Lajmi.net/