Elgit Doda feston ditëlindjen, kështu e befasoi Klea në orët e vona

Elgit Doda sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

16/12/2018 11:59

Elgit Doda me këtë datë feston ditëlindjen, e që sot mbush plot 30 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari në orët e vona u befasua nga shoqëria dhe e dashura e tij, Klea Huta në një lokal, ku i ishte përgatitur edhe një tortë e veçantë.

“Mendo dëshirën tënde Beb”, ishte mbishkrim i tortës, e cila po ashtu kishte edhe një kitarë.

Elgiti ishte shumë i lumtur nga kjo befasi që iu bë, ndërsa u argëtua pa fund bashkë me Klena dhe shoqërinë e tij. /Lajmi.net/