Elgit Doda dhe Klea Huta të mahnitshëm para aparatit të Fadil Berishës

Këngëtari i njohur dhe producenti shqiptar, Elgit Doda dhe prezantuesja e njohur, Klea Huta, janë tashmë në romancë të konfirmuar.

ShowBiz

31/08/2018 16:02

Kështu, çifti i famshëm kanë zgjedhur fotografin profesional, Fadil Berishën për setin e ri fotografik, shkruan lajmi net.

Dyshja kanë sjell imazh të ri ku shfaqen të mahnitshëm pranë njëri-tjetrit në ngjyra bardh e zi. Me këtë stil të veçantë çifti ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Sa i përket projekteve muzikore dyshja po ecën mjaft mirë. “Bla bla bla”, është kënga e fundit e lansuar nga Klea ndërsa “A ma fal”, është e fundit e Elgitit.

Megjithatë, ata ishin në SHBA për një projekt televiziv që siç thuhet do të realizohet nga prezantuesja Huta. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnJQVAyFsTd/?hl=en?&taken-by=kleahuta