Eleminoni toksinat dhe ujin e tepërt nga organizmi duke mbështjellë trupin me qese celefoni

Metoda e dobësimit me qese celefoni nuk është një risi e viteve të fundit, pasi njerëzit kanë mbështjellë trupin e tyre me këtë qese që më së shumti gjen përdorim në kuzhinë që në vitet ’80-’90.

Lifestyle

23/05/2017 03:04

Besohet se kjo metodë përshpejton qarkullimin e gjakut duke stimuluar rënien nga pesha. Është një mit që s’duhet besuar se kjo taktikë shkrin yndyrëm pasi qesja plastike do t’ju bëjë të djersini duke elemeniar ujin e tepert nga trupi dhe jo dhjamin, megjithatë sërisht rezultati është humbje në peshë.
Humbja e peshës është e përkohshme, vetëm një ose dy ditë, por mund të jetë mëse e domosdoshme për një rast kur ju duhet të vishni një fustan mbrëmje apo keni një takim të veçantë.

E rëndësishme është që gjatë kohës që jeni të mbështjella me letër kuzhine dhe ushtroheni duhet të pini shumë ujë në mënyrë që të mos dehidratoheni.

Kjo metodë është gjithashtu shumë efektive dhe për trajtimin e celulitit, por përpara se të mbështilli trupin me qese duhet të lyeni trupin me vajra esencialë dhe pak sodë buke.

Ndonëse kjo është ndër metodat më pak efektive duke e krahasuar me metodat e tjera të dobësimit, përse të mos e përshpejtoni procesin e rënies në peshë ! Ajo që duhet të bëni është që gjatë ecjes apo vrapit të mbështillni barkun me qese plastike. /Lajmi.net/