‘Elektrokosmeti’ i Serbisë kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës

Korporata energjetike e Serbisë në veri të Kosovës, “Elektrokosmet”, e cila që disa vite operon në mënyrë ilegale në këtë pjesë të vendit, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit që ka filluar këto ditë për shkyçjen e borxhlinjve.

Lajme

25/02/2014 08:54

Në kërkesën e kësaj organizate dërguar me shkrim Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, të cilën Kosovapress-i ka arritur ta sigurojë, thuhet mes tjerash se “aksioni përfshinë territorin e veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe një pjese të Zveqanit, me ç’rast shpresojmë se do të na ofroni asistencë policore, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij aksioni”.