“ELEGJI PËR TIM BIR”, babai i Ergi Dinit vargje prekëse për të birin

Gazetari Dashamir Dini, babai i Ergi Dini, kujton sërish me dhimbje humbjen e djalit të tij të vetëm.

ShowBiz

21/01/2017 13:33

Dashamiri i ka kushtuar të birit një poezi elegji, ku përveç dhimbjes asgjë nuk flet.

“…por yjet lindkan për te ndriçuar qiejte. Ç’t’i them kitarres tënde me tela ylberesh, qe pret gishtat prej flladi per ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!”, shton mes poezisë babai i Ergit. Talenti i muzikës shqiptare, humbi jetën tragjikisht pak muja më parë në një aksident me motor në kryeqytet bashkë me shokun e tij, Kejdi Halili.

Poezia e të atit të Ergit
“ELEGJI PËR TIM BIR”
ERGIT
Në torten e ditelindjes
nena i shkruajti lutje Zotit,
edhe per 100 vite te tjera per Ty,Bir…
…por yjet
lindkan për te ndriçuar qiejte.
Ç’t’i them kitarres tënde
me tela ylberesh,
qe pret gishtat prej flladi
per ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!
Ç’t’i them heshtjes,
që pret te zgjohet
me magjija e zërit tënd?!
Ne dhomen ku flije TI,me endrrat,
hidherimi
përgjak këmbët duke shkelur
mbi copat e thyera te zemrave tona.
…oh sa te ngjet dielli,Biri im!
Dikur,
nuk besoja në krijesat e shënjta!
…se ende nuk të njihja Ty.”