Elefanti i vogël, lihet i lidhur në pyll deri sa ngordh

Një elefant foshnje ka ngordhur pas plagëve të tmerrshme kur një gjuetar e kishte braktisur në një pyll, në Tajlandën lindore.

Fun

16/01/2019 14:32

Elefanti u gjet nga fshatarët në Rayong, i lidhur me një litar në kyçin e këmbës që i kishte shkuar deri në kockë.

Nuk dihet se sa kohë elefanti i vogël, i pagëzuar Baitong, kishte mbetur pa qumështin e nënës kur u shpëtua, por ishte aq e dobët sa mezi qëndronte.

Elefantët e vegjël janë krejtësisht të varur nga nënat e tyre për ushqim, deri në moshën 2-vjeçare. Nuk dihet çfarë ndodhi me nënën e të voglit.

Baitong u shpëtua më 18 dhjetor, por me gjithë kujdesin dhe një amputim të jashtëzakonshëm të këmbës së saj të infektuar, ajo ngordhi të premten e kaluar. /Lajmi.net/