Elefanti i del në ndihmë stërvitësit që po ‘mbytej’

Darrick Thomson ka pretenduar se po mbytet në lumin që ndodhet në Chiang Mai të Tajlandës, për të parë nëse do t’i del në ndihmë elefanti që kishte pranë.

Fun

17/10/2016 00:29

Me të parë se 42-vjeçari është në telashe, Kham Lha, që është një elefant në moshë të re, nxiton dhe hyn në ujë për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, shihet kafsha që lëvizë nëpër lumë dhe i afrohet stërvitësit, i cili është kujdesur për të, që kur është shpëtuar dhe është sjellë në rezervatin Elephant Nature Park.

“Ne e kemi shpëtuar nga dhimbjet e shumta që i përjetonte në industrinë e turizmit dhe ky gjest e dëshmon se nuk ka harruar asgjë, duke na ndihmuar kur jemi në vështirësi”, ka thënë Thomson.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar se elefantët mbajnë mend dhe krijojnë lidhje të forta me njerëzit që kujdesen për ta.

YouTube player