Elche–Barcelona, formacionet zyrtare

Barcelona do ta kërkojë fitoren ndaj Elches, duke shpresuar që ta mposht edhe Atletico Madridin në ndeshjen e fundit, për t’u shpallur kampione e Spanjës. Të dyja ekipet kanë dalë me formacionet zyrtare.

Sport

11/05/2014 19:08

Barcelona do të shkojë të luajë me Elchen, me synim të vetëm – fitoren.

Vetëm në këtë mënyrë, gjiganti katalunas mund të mbetet në garë për titull të kampionit në La Liga.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin këtë takim.

Elche: Manu Herrera; Damián, Lombán, Pelegrín, Domingo Cisma; Rubén Pérez, Carlos Sánchez, Javi Márquez, Rodrigues, Carles Gil e Coro.

Barcelona: Pinto; Alves, Adriano, Mascherano, Bartra; Busquets, Cesc, Iniesta; Pedro, Messi e Alexis.