Elbenita, sopranoja kosovare që po jeton ëndrrën nëpër teatrot evropiane

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, po jeton ëndrrën e saj duke performuar nëpër teatrot më prestigjioze të Evropës.

ShowBiz

03/07/2016 17:32

Ajo ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere do të ketë pa pushim koncerte dhe materkurse me këngëtarët më të mëdhenj të skenës operistike, transmeton lajmi.net

“Të jem pjesë e Festivalit Veror të Salzburgut ka qenë ëndërr e imja që kur kam filluar të mirrem me këndimin operistikë”, ka shkruar Kajtazi në facebook.

Ajo ju ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të çfarëdo profesione që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre pasi asgjë nuk është e pamundur.

Postimi i plotë i saj:

Vera ime kësaj here do të jetë Vera më e bukur që kam pasur ndonjëher , pa pushim , me shumë koncerte e Materkurse me këngëtarët më të mëdhenjë të skenës Operistike Botërore .

Të jem pjesë e Festivalit Veror të Salzburgut ka qenë ëndërr e imja që kur kam filluar të mirrem me këndimin operistikë !

Më kujtohet kur kam qenë në vitin e 2 të studimeve në Fakultetin e Arteve në Prishtinë , dhe duke u munduar të gjeja më shumë materiale , e të mësoja më shumë rreth interpretimit në skenë , hasa në një video në Youtube me produksionin e La Traviata , në Salzburger Festspiele, dhe që atëherë kam thënë me vete , atje dua ta shoh vetën time një ditë , dhe tani po jetoj ëndërrën time , e po e shijoj çdo sekond të saj !!!

Një mesazh që doja të përcillja tek gjeneratat e reja që mirren me çfardo profesioni , asgjë në këtë jetë nuk është e pamundur ….

Ju uroj të gjithëve një verë të këndëshme ..