Elbasan, shpëtohet 5 vjeçari që familja e harroi të mbyllur në shtëpi

Një 5 vjeçar nga Elbasani është shpëtuar nga policia dhe zjarrfikësit pasi kishte mbetur brenda në banesë, në katin e 6-të një pallati në lagjen “Partizani”.

Lajme

25/07/2017 21:36

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrëfiksit, në kohë reale  u bë e mundur hapja e derës  në katin e 6-të të pallatit   ku  ndodhej fëmija 5-vjeçar, shkruan Lapsi.al.

Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve  që të jenë më  të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.