Elbasan Arena, ‘selam’ UEFA-s (Foto)

Në ndeshjen ndërmjet Elbasanit dhe Laçit, tifozët vendas vendosën që të shpalosin një banderolë që në përmbajtjen e saj kishte një ‘selam’ për UEFA-në.

Sport

19/10/2014 13:56

Tifozët e Elbasanit në pranishëm në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen ndaj Laçit, kanë vendosur një banderolë ku shkruhej ‘Uefa=mafia=€’.

Shkas për këtë gjë, padyshim që është ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Beograd, e cila është ndërprerë në minutën e 42’ për shkak të incidenteve të shumta që krijuan huliganët dhe çetnikët serbë.

Pas kësaj ngjarjeje, UEFA ka thënë se edhe Shqipëria do të dënohet për shkak të këtyre ngjarjeve të ndodhura në Beograd, edhe pse nga një këndvështrim tjetër, Kombëtarja jonë nuk kishte ndonjë gisht në këto incidente.