El Shaarawy transferohet në Premierligë

Sirena angleze për Stefan El Shaarawy.

Sport

13/01/2018 19:46

Sulmuesi italian është rikthyer në nivelin më të mirë këtë sezon me Romën por klubi ka nevojë të shesë të paktën një lojtar për t’u rikthyer brenda parametrave të Fair Play Financiar.

Për 25-vjeçarin kanë shfaqur interes disa ekipe angleze, mes tyre Arsenal, Southampton dhe West Ham dhe me një ofertë prej 20 mln euro drejtuesit mund të tundohen për të nisur bisedimet për shitjen e El Shaarawyt.

El Shaarawy te Roma është transferuar nga francezët e Monacos.