El Shaarawy në vend të Lewandowskit

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawyn, i cili nuk po kalon momente të mira te skuadra Rosonere. Robert Lewandowski në fund të këtij sezoni do të largohet nga Dortmund, pasi ka nënshkruar kontratë me Bayern Munichun, dhe kjo është arsye pse skuadra nga Signal Iduna Park është hedhur në…

Sport

21/02/2014 14:05

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawyn, i cili nuk po kalon momente të mira te skuadra Rosonere.

Robert Lewandowski në fund të këtij sezoni do të largohet nga Dortmund, pasi ka nënshkruar kontratë me Bayern Munichun, dhe kjo është arsye pse skuadra nga Signal Iduna Park është hedhur në treg për të transferuar ndonjë lojtar të këtij roli.

Emri më i përmendur tashmë është sulmuesi i Milanit, El Shaarawy i cili është lojtar i klasit botëror, mirëpo nuk po arrin të tregojë vetën te skuadra Rosonere.

El Shaarawy ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018, mirëpo një ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të tij, do të jetë e mjaftueshme për largimin nga San Siro.

Gjithashtu, përpos El Shaarawyt, Borussia Dortmund është e interesuar edhe për sulmuesit si Jackson Martinez, Diego Costa dhe Adrian Ramos.