El Shaarawy në Monaco

Sulmuesi Stephan El Shaarawy është nisur për në Monaco ku do të transferohet tek klubi nga Ligue 1 për 16 milionë euro.

Merkato

11/07/2015 10:52

Stephan El Shaarawy është larguar nga kampi stërvitor i Milanit për t’u nisur drejt Monacos, ku do t’i bashkohet klubit nga Ligue 1, raportojnë mediat italiane.

Sulmuesi italian do të largohet nga San Siro, në transferim me vlerë prej 16 milionë euro.

Në Monaco, ai do të përfitojë 3 milionë euro në stinor në kontratë pesëvjeçare. Testet mjekësore janë caktuar për të hënën.