El Shaarawy: Kush është Unai Emery?

Trajneri i Sevillas, Unai Emery është shfaqur si kandidat i befasishëm për të zëvendësuar Clarence Seedorfin në drejtim të Milanit. Ish mesfushori i Rossonerëve, pritet të largohet nga detyra pas mosmarrëveshjeve me krerët e klubit. Dhe, sipas njoftimeve të fundit nga mediet italiane, Emery, triumfues i freskët i Europa League me Sevillan është shfaqur si…

Sport

23/05/2014 23:53

Trajneri i Sevillas, Unai Emery është shfaqur si kandidat i befasishëm për të zëvendësuar Clarence Seedorfin në drejtim të Milanit.

Ish mesfushori i Rossonerëve, pritet të largohet nga detyra pas mosmarrëveshjeve me krerët e klubit.

Dhe, sipas njoftimeve të fundit nga mediet italiane, Emery, triumfues i freskët i Europa League me Sevillan është shfaqur si favorit për të marrë drejtimin e Milanit.

Mirëpo, me gjithë faktin se Emery është emër i shquar e i dëshmuar si trajner, atë nuk e njeh një futbollist i Milanit, sulmuesi Stephan El Shaarawy.

“Unai kush? Emery? Sinqerisht nuk po e kuptoj pyetjen”, u shpreh El Shaarawy në pyetjen e gazetares së televizionit Sky që kërkoi një mendim të tij për kandidatin për trajner të ri.

“Nuk e njoh, nuk e di se qka do të ndodh. Nuk më takon mua të flas për gjëra që i takojnë klubit. Jam i bindur se Seedorf ka bërë punë të mirë në pjesën e dytë të sezonit”, shtoi ylli italian.