El Shaarawy gjen golin

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy është shumë pranë rikthimit nga lëndimi. Ylli italian shënoi gol në miqësoren kundër Vergiateses, ndërsa edhe asistoi një herë për mesfushorin Michael Essien.

Sport

22/04/2014 20:16

Para duelit me Romën më 25 prill në Olimpico, Milan ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Vergiatese.

Në sfidë kanë marrë pjesë disa futbollistë që janë duke zhvilluar fazën e rikuperimit nga lëndimi, përfshirë sulmuesin Stephan El Shaarawy dhe mesfushorin Michael Essien. Sa i përket këtij të parit, kanë arritur shenja të fuqishme.

Ish ylli i Genoas ka shënuar një gol e më pas asistoi pikërisht për Essienin në 45 minutat e para të ndeshjes gjatë së cilave ishte në fushë.

Milani fitoi 4:0 me dy golat e tjerë nga Saponara dhe Petagna. Andaj, tani për tani nuk përjashtohet mundësia që El Shaarawy të ftohet në ekip për ndeshjen kundër Romës në fundjavë.

Ndërsa, punë të ndarë ka bërë mesfushori Keisuke Honda.

Ish ylli i CSKA Moskës shpreson të rikthehet në dispozicion për derbin e qytetit kundër Interit.