El Shaarawy afër rikthimit

Stephan El Shaarawy është afër rikthimit pas lëndimit që e kishte pësuar kohë më parë. Përfaqësuesi italian e pati një sezon zhgënjyes, i cili e përcolli me lëndime të njëpasnjëshme, duke i zhvilluar vetëm shtatë ndeshje me Milanin këtë sezon. Sulmuesi me prejardhje egjiptiane pritet t’i bashkohet ekipit në ushtrime javën e ardhshme. 21 vjeçari…

Sport

18/03/2014 15:30

Stephan El Shaarawy është afër rikthimit pas lëndimit që e kishte pësuar kohë më parë. Përfaqësuesi italian e pati një sezon zhgënjyes, i cili e përcolli me lëndime të njëpasnjëshme, duke i zhvilluar vetëm shtatë ndeshje me Milanin këtë sezon.

Sulmuesi me prejardhje egjiptiane pritet t’i bashkohet ekipit në ushtrime javën e ardhshme.

21 vjeçari mungoi dy muaj, pas operimit që e bëri në muajin dhjetor. Por, duket se më në fund ditët e mira po vijnë për futbollistin, i cili kishte shpërthyer sezonin e kaluar, në pjesën e parë të tij.

“Stephan El Shaarawy do t’i nis ushtrimet me ekipin javën tjetër”, ka njoftuar klubi italian.

Sezonin e kaluar, ai kishte shënuar 16 gola nga 37 ndeshje në Serie A. Rikthimi i tij mund ta ndihmojë Milanin që të ngritet në tabelë, pas sezonit zhgënjyes në të cilin po kalon.