“El Pais”: Zyrtarët evropianë e dinin që nga fillimi që Rajoy nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes – Lajmi.net
“El Pais”: Zyrtarët evropianë e dinin që nga fillimi që Rajoy nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:58, 16 May 2018
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, do të jetë lideri i vetëm evropian që nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes, dhe kjo shkaku që Kosova do të jetë po ashtu pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e Rajoy në këtë samit ishte vënë në pikëpyetje qe një kohë të gjatë, e megjithatë vendimi përfundimtar i tij ishte që të mos jetë prezent në Sofje.

E gazeta më e madhe spanjolle “El Pais”, citon një zyrtarë të lartë evropian të ketë thënë se ata që nga fillimi “nuk kishin llogaritur në prezencën e Rajoyt në këtë samit, mirëpo gjithsesi ishin të kënaqur që ky shtet përfaqësohet edhe pse në nivel më të ulët diplomatik”, transmeton lajmi.net.

Gazeta po ashtu shkruan se Rajoy kishte zhvilluar një seri takimesh me kryeministrin e Bullgarisë, si dhe do të zhvillojë edhe takime tjera me zyrtarë të lartë evropian, të cilëve do t’u tregojë më në detaje arsyet se pse nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen që mbahet tradicionalisht një ditë para samitit zyrtar.

“El Pais” shkruan se edhe pse shumë shtete nuk pajtohen me formatin që ky samit do të mbahet, ato kanë vendosur që “mos t’i kthejnë shpinën këtij samiti në mënyrë që të parandalohet ndikimi eventual rus dhe kinez në Ballkan”. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Rajoy, samiti i Sofjes

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master Japan