‘El Loco’ nuk heq dorë, nënshkruan me klubin e 28-të në karrierën e tij

Ish mbrojtësi i Kombëtares së Uruguait, Sebastian Abreu, i njohur si ‘El Loco’, ka nënshkruar me klubin e 28-të në karrierë.

Sport

14/12/2018 11:53

I jashtëzakonshmi Abreu, tani 42 vjeçar, ka nënshkruar me skuadrën nga divizioni i katërt i Brazilit, Rio Branco.

Ky do të jetë klubi i 28-të në karrierën e Abreu, i cili po ashtu është pjesë e Librit të Rekordeve ‘Guinness’, si lojtari që ka ndryshuar më së shumti skuadra në karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Abreu përgjatë karrierës së tij të gjatë, ka luajtur në 11 vende, ndërsa pjesën më të madhe e ka kaluar në Amerikën e Jugut.

Duhet cekur se ai ka qenë pjesë edhe e futbollit evropian, ku ka veshur fanellat e Deportivo La Coruna, Aris, Beitar Jerusalem dhe Real Sociedad./Lajmi.net/