El Haddadi, zëvendësuesi i Diego Costas

Talenti i ri i skuadrës së Barcelonës, Munir El Haddadi do ta zëvendësojë sulmuesin e skuadrës spanjolle, Diego Costan i cili është i lënduar.

Sport

05/09/2014 19:57

Del Bosque ka ftuar El Haddadin, i cili do ta zëvendësojë Diego Costan për ndeshjen eliminatore të Euro 2016, kundër Maqedonisë e cila zhvillohet të hënën.

Costa u lëndua në ndeshjen e djeshme të Spanjës kundër Francës, dhe si pasojë e kësaj është rikthyer në Stamford Bridge për tu rikuperuar.

Munir bëri debutimin e tij me fanellën e Barcelonës, në muajin e fundit, duke qenë impresiv në ndeshjen e parë, pasi shënoi gol kundër Elches.

Mbetet të shihet, nëse 19 vjecari do të arrijë të tregojë vetën e tij edhe me fanellën e Spanjës.