“El Classico” e radhës do të jetë e  veçantë

Real Madrid do të udhëtojë në “Camp Nou” për “El Classicon” e radhës.

Sport

21/10/2018 10:13

Ndeshja do të luhet më datën 28, me fillim nga ora 17:15, shkruan lajmi.net.

Barcelona futet në këtë takim si lidere e La Ligas, pas fitores së rëndësishme 4:2 ndaj Sevillas.

Real Madridi në anën tjetër kalon formën më të dobët ndër vite. “Mbretërit” kanë katër ndeshje radhazi pa fitore në La Liga.

Mirëpo, ajo çfarë do ta bëjë të veçantë këtë klasike, do të jetë mungesa e Ronaldos dhe Leo Messit.

Për herë të parë që nga viti 2007, një ndeshje mes Real Madrid dhe Barcelonës, nuk do të na shfaq as argjentinasin as portugezin.

Kjo për shkak se Messi mbrëmë pësoi një lëndim në krahun e djathtë, lëndim ky që do ta lë jashtë fushave për më shumë se tri javë.

Ronaldo në anën tjetër tashmë paraqitet me skuadrën e re, në Serie A. /Lajmi.net/