El Clasico në gjysmëfinale?

Dy rivalët e mëdhenj nga La Liga, Barcelona dhe Real Madrid mund të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/04/2015 23:29

Barcelona dhe Real Madrid mund të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët e La Ligës janë në mesin e katër skuadrave të mbetura në garë. Dhe, shorti i së premtes do të përcaktojë çiftet e xhiros së ardhshme.

E atje përveç tyre janë edhe Juventus dhe Bayern Munich.

Mirëpo, ballafaqimi që do të zgjonte më së tepërmi interesim do të ishte ai mes dy rivalëve të mëdhenj nga La Liga që për herë të fundit në gjysmëfinale janë takuar në edicionin 2010-11 kur Barcelona fitoi me rezultat të përgjithshëm 3:1.