“El Clasico”, lajmi i fundit shumë i keq për Barcelonën (FOTO)

Gareth Bale pritet të ftohet në ekipin e Real Madridit për duelin e madh kundër Barcelonës.

Sport

22/04/2017 09:10

Gareth Bale është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Por, sulmuesi i Real Madridit pritet të ftohet në skuadër për ndeshjen e madhe kundër Barcelonës, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Bale ishte në dyshim për “El Clasico” pas raportimeve se trajneri Zinedine Zidane nuk do ta rrezikojë duke e inkuadruar në lojë, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Marca” është e sigurt se ylli uellsian do të ftohet sot për ndeshjen e madhe ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy