El Clasico i shtrenjtë për xhep

Tifozët që kanë dëshirë të ndjekin nga vendi i ngjarjes derbin më të madh në botën e futbollit mes Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 23 mars në Santiago Bernabeu, duhet ta hapin mirë kuletën. Në fakt, mediet spanjolle kanë njoftuar se çmimi i biletave të takimit sillet nga 70 deri në…

Sport

15/03/2014 13:23

Tifozët që kanë dëshirë të ndjekin nga vendi i ngjarjes derbin më të madh në botën e futbollit mes Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 23 mars në Santiago Bernabeu, duhet ta hapin mirë kuletën.

Në fakt, mediet spanjolle kanë njoftuar se çmimi i biletave të takimit sillet nga 70 deri në 340 euro. Ato do të dalin nga shitja nga dita e hënë.

Në El Clasicon e parë të këtij edicioni në La Ligë, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 2:1 në Camp Nou. Njësoj sikurse në atë ballafaqim edhe kësaj radhe drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Alberto Undiano Mallenco.

Ballafaqimi i fundjavës së ardhshme mes Real Madridit dhe Barcelonës nga shumëkush është konsiderohet si duel që mund të luajë rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e kampionit të ri në La Ligë.

Tani për tani, Los Blancos udhëheqin me 67 pikë, tri më tepër se Atletico Madrid i dyti, dhe katër më shumë se Barcelona, e treta.