Ekzekutohet në një atentat biznesmeni 52-vjeçar

Ekzekutohet në Berat në një atentat një biznesmen 52-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend i qëlluar me një breshëri plumbash.

Lajme

09/05/2014 11:11

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së enjtes dhe sipas policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasi Adriatik Mustafaraj. 

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-kombinatit në qytetin e Beratit dhe sipas të dhënave të para të policisë, atentatorët i ka zënë pritë 52-vjeçarit, duke e qëlluar kur ka dalë nga një lokal, teksa tentonte të hipte mbi makinën e tij tip Audi Q7. 

Atentatorët menjëherë pas krimit janë larguar duke përfituar edhe nga errësira dhe akoma nuk dihen shkaqet e vrasjes. Pas ngjarjes, forca të shumta policie rrethuan zonën dhe nisën punën për identifikimin e autorëve. (Gazeta Shqip)