Ekstremistët islamikë po përpiqen të rekrutojnë refugjatët sirianë në Gjermani

Ekstremistët islamikë në Gjermani janë duke u përpjekur për të rekrutuar refugjatët sirianë në kauzën e tyre, ka paralajmëruar shërbimi i sigurisë së brendshme të këtij vendi i cili kohëve të fundit, ka hapur dyer për mijëra refugjatë.

Bota

11/09/2015 12:48

Britanikja “The Telegraph” shkruan se paralajmërimi ka ardhur pasi një predikues i njohur i islamit në Gjermani ka publikuar një listë sugjerimesh për pasuesit e tij në mënyrë se si t’u qasen refugjatëve, transmeton lajmi.net.

Pierre Vogel, një ish-boksier i konvertuar në islam, i cili është përshkruar si predikues i rrymës fetare “Salafist”, një degë e islamit ekstrem, u ka bërë thirrje pasuesve të tij që t’i takojnë dhe rekrutojnë refugjatët nëpër strehimoret e qeverisë.

3

Ai ka thënë se duhet shkuar t’u ofrohen ndihma refugjatëve dhe të ftohen nëpër xhami për t’u lutur.

Vogel ka denoncuar publikisht dhunën dhe terrorizmin, duke thënë se ajo është në kundërshtim me islamin, dhe ka mohuar çdo lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).

Por në qershor policia gjermane ndërmori një aksion në një shtëpi ku predikuesi kishte jetuar kohëve të fundit, dhe aty arrestoi një xhihadist të dyshuar.

Vogel dyshohet gjithashtu të jetë takuar edhe me xhihadistë të tjerë të cilët i ishin bashkuar ISIS-it.

Në vitin 2011 ky person u përpoq që të organizojë një ceremoni publike të lutjes për të nderuar terroristin e vrarë afgan Osama bin Laden.

4

Shërbimi i sigurisë gjermane ka frikë nga ekstremistët se janë duke u përpjekur për të parandaluar refugjatët që të integrohen në shoqërinë gjermane. /lajmi.net