Ekstradohen nga Greqia dy të dënuarit shqiptarë

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologën në Athinë ka bërë të mundur ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të dënuar, që ishin arrestuar në shtetin grek.

Lajme

07/07/2018 13:34

Kështu në Shqipëri është ekstraduar shtetasi Eduart Lulo 33-vjeç, banues në Përmet, i dënuar me 20 vite burg për akuzat “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”, por i arratisur nga burgu i Drenovës, ku po vuante dënimin.

Gjithashtu, autoritetet greke dorëzuan në vendin tonë edhe shtetasin 41-vjeçar, Franci Halili nga Saranda, i cili është dënuar me 7 vite heqje lirie, me akuzën “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Që të dy shtetasit ishin arrestuar nga policia greke, për llogari të Interpol Tiranës dhe do të vuajnë tashmë dënimin në Shqipëri.