‘Ekspres’ Madrid

Carlo Ancelotti ka vendosur formacionin bazë për ndeshjen kundër Getafes të dielën. Do të luajnë pak a shumë futbollistët e njëjtë që nisën duelin kundër Galatasarayt të martën në Stamboll në fitoren 6-1 në Grupin B në Ligën e Kampionëve, përveç përforcimit të ri Gareth Bale. Në ekipin titullar do të jenë: Diego Lopez, Carvajal,…

Sport

21/09/2013 14:14

Carlo Ancelotti ka vendosur formacionin bazë për ndeshjen kundër Getafes të dielën.

Do të luajnë pak a shumë futbollistët e njëjtë që nisën duelin kundër Galatasarayt të martën në Stamboll në fitoren 6-1 në Grupin B në Ligën e Kampionëve, përveç përforcimit të ri Gareth Bale.

Në ekipin titullar do të jenë: Diego Lopez, Carvajal, Ramos, Pepe dhe Arbeloa në mbrojtje, në mesfushë do të luajnë Illarramendi dhe Khedira, të cilët do të furnizojnë me topa ‘makinat’ e shpejtësisë dhe golave: Di Maria, Ronaldo, Bale dhe Benzema.

Ky duket një formacion i shpejtë. Argjentinasi në qendër për të ndihmuar Illarramendit dhe Khediras konfirmon rikthimin e besimit të Ancelottit, i lavdëruar edhe për qëndrimin pozitiv, pavarësisht ardhjes së Bale.