lajmi.net

Ekspozon zgjidhjet

Kandidati për Prishtinë i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, thotë se duhen shfrytëzuar maksimalisht hapësirat publike dhe me investime minimale ato mund të bëhen funksionale për qytetarët.

Lajme

09/10/2013 14:34

Shpend Ahmeti ishte sot i pranishëm në Sheshin Nënë Tereza të Kryeqytetit ku ekspozoi projektet të cilat do të mund të realizohen nëse ai bëhet Kryetar i Prishtinës.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës tha se kjo është një paraqitje e zgjidhjeve konkrete për Prishtinën, duke filluar nga parkingjet, hapësirat publike dhe bashkësitë lokale që do mundësonin shfrytëzimin më funksional të këtyre hapësirave.

“Shfrytëzimi maksimal i hapësirave ekzistuese publike, me investime minimale në funksion  të qytetarit dhe përdorimit sa më të mirë të qytetit, për të mirën tonë”, ka thënë Ahmeti.

“Në secilin lagje mund të krijojmë hapësira të gjelbëruara, hapësira të reja për parkingje, funksionalizimin e bashkësive lokale për një jetë më të mirë për qytetarët e Prishtinës”.

“Nëse kemi një zgjidhje si bashkësia lokale, mendojmë se shumica e shërbimeve duhet të decentralizohen dhe në atë bashkësi lokale të paguhen edhe shërbimet e ndryshme. Kjo nuk kërkon investim, kjo kërkon vetëm një vullnet dhe një plan që të bëhet dhe pastaj të shndërrohen edhe në qendra të komunitetit”.

Ndërkaq kandidati për Kuvendin Komunal, Nol Binakaj tha se Lëvizja Vetëvendosje ofron projekte konkrete për shfrytëzimin optimal të hapësirave publike.

“Një prej ideve është krijimi i rripit të gjelbër në Prishtinë. Ideja jonë që këto hapësira të cilat potenciale për rikrijim t’i lidhim së bashku dhe t’i ofrojmë një qasje shumë të lehtë të gjithë qytetarëve”.

“Me rifunksionalizimin e bashkësive lokale ne mendojmë që të fusim shërbime komplomentare të cilat do të jenë në të mirë të qytetarit. Kur them shërbime komplementare mendojmë në menaxhim më të mirë të lagjes, të krijojmë mundësi që qytetarët të kryejnë pagesat në këto bashkësi lokale. Këto bashkësi lokale duhet të jenë qendra për grupmosha të ndryshme të cilat do të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme”, tha Binakaj.

09/10/2013 14:33

LM