Ekspozita e fotografive, “një shpallje dashurie” e artistes zvicerane për Prishtinën – Lajmi.net
Ekspozita e fotografive, “një shpallje dashurie” e artistes zvicerane për Prishtinën
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 14:10, 13 October 2017
“Fotografitë janë po ashtu edhe pasqyrim i qëndrimit tim ambivalent për Prishtinën, shprehje e dashurisë sime për këtë qytet, një dashurie në shikim të dytë, shkruan autorja, Aleksandra Hiltmann

Nesër, e shtunë, 14 tetor, me fillim në orën 17.30 hapet në hotelin “Graçanica”, në Graçanicë ekspozita me fotografi e titulluar “Second Sight” e artistes Aleksandra Hiltmann nga Zvicra. Ekspozita e cila do të vazhdojë të jetë e hapur pastaj deri nga gjysma e dhjetorit përmban fotografi që autorja i ka bërë në Prishtinë, njofton albinfo.ch. E gjithë ekspozita është “një shpallje fotografike-dokumentare dashurie” kushtuar  kryeqytetit më të ri të Evropës, Prishtinës.

“Unë atje kam jetuar, hulumtuar, punuar dhe dashuruar. Qyteti më ka prekur, tronditur dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe më tutje. Përveç tjerash edhe për faktin se vet qyteti është i tillë, i tronditur nga  shqetësimet e të kaluarës, nga kundërshtitë aktuale politike, nga shpresa për zhvillim, nga ndërdyshja në mes të tradicionales dhe modetne, nga ndalja e rrymës elektrike dhe nga ndotja e ambientit, nga basi i muzikës elektronike e cila të bën të harrosh gjithçka rreth e rrotull”, shkruan autorja në përkushtimin e saj për këtë ekspozitë.

Fotografitë tregojnë bukuritë e fshehura dhe ngjyrat e qytetit të cilat në kaosin e përditshmërisë preftojnë të pakuptuara ose të harruara. “Fotografitë janë po ashtu edhe pasqyrim i qëndrimit tim ambivalent për Prishtinën, shprehje e dashurisë sime për këtë qytet, një dashurie në shikim të dytë, shkruan më tutje Aleksandra Hiltmann, e cila fton dashamirësit e artit që ta vizitojnë vernizazhin e ekspozitës, shkruan albinfo.ch. Aty do të ketë edhe lexime letrare dhe sigurisht, një apero.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush