Eksploziv edhe makinës së efektivit të policisë

Në Shqipëri po vazhdojnë sulmet me eksploziv. Makina e një efektive policie të mërkurën është hedhur ne erë, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Lajme

26/03/2014 09:24

Makina e një efektive policie është hedhur ne erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, raporton Top Channel.

Automjeti në pronësi të efektivit të policisë, Dilaver Boga, ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së sasisë së eksplozivit.

Në momentin e shpërthimit, mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kohën e fundit në Shqipëri janë shtuar sulmet me eksploziv, derisa dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, akuzojnë njëra tjetrën për nxitje të këtyre sulmeve.