Ekspertja ligjore-për rastin ‘Drenica 2’ : Kam gjetur shenja dhune te dëshmitari A

Në Gjykatën Themelorë në Mitrovicë, përkatësisht në objektin e kësaj gjykate që gjendet në veriun e Kosovës është mbajtur pjesa e parë e rastit “Drenica 2”. 

Lajme

13/01/2015 13:36

Në seancën e sotme ka dëshmuar Karmin Barbu, eksperte e mjekësisë ligjore nga Rumania.

Barbun ë  dëshminë e saj ka folur rreth lëndimeve dhe plagëve të viktimave që janë palë të dëmtuara në këtë rast, duke thënë se ajo ka gjetur shenja dhune në trupin e dëshmitarit A.

“Gjatë ekzaminimit kam gjetur shenja plagësh të freskëta në pjesë të ndryshme të trupit te dëshmitari A, duke përfshirë edhe zonën gjenitale, të cilat dëshmojnë ushtrimin e dhunës fizike ndaj tij, duke përfshirë edhe frakturat”, tha Barbu gjatë dëshmisë së saj.

Ndryshe seanca e cila ishte paraparë që të fillojë në orën 9 e 30 të mëngjesit ka filluar me dy orë vonesë për shkak se dëshmitarja është vonuar në gjykim.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, Jahir, Zeqir, Fadil dhe Nexhat Demaku si dhe katër vëllezërit Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj.

Të gjithë këta akuzohen për krime lufte të kryera gjatë verës së vitit 1998 që supozohet se janë kryer në fshatin Likoc të Skenderajt.

Seanca do të vazhdojë në orën 13 e 30, raporton KosovaPress.