Ekspertja e OKB-së: Fast Food, shkelje e të drejtave të njeriut

Një ekspert i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se fast fond, përbën shqetësim për të drejtat e njeriut, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Lifestyle

27/10/2016 13:21

Hilal Elver, përfaqësuesja speciale e OKB-së në të drejtën për tu ushqyer, ka paralajmëruar se njerëzit e varfër janë të detyruar të zgjedhin në mes qëndrueshmërisë ekonomike dhe të ushqyerit.

Ajo thotë se kjo situatë që i detyron njerëzit të zgjedhin ushqim të keq, shkel të drejtën bazike të njeriut, për të pasur qasje në ushqim adekuat.

Elver e ka fajësuar rritjen e produkteve të ushqimit industrial e po ashtu edhe tregjet e lira që ua lejojnë kooropoatave që të vërshojnë në botë me ushqim të lirë dhe të varfër.