Eksperti i zgjedhjeve: Ja kush shkon në balotazh në komunat kryesore

Bleron Baraliu, ekspert i zgjedhjeve dhe njohës i sondazheve me anë të një postimi në facebook ka parashikuar rezultatet zgjedhore në komunat kryesore.

Lajme

21/10/2017 21:32

Sipas tij beteja do të jetë shumë e nxehtë.

Ai parasheh balotazh ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së në Prishtinë, në Prizren balotazhin sipas Baraliut e arrijnë PDK-ja dhe Vetëvendosja, kurse Baxhaku do të jetë shumë afër me rezultat.

Suhareka do të ketë balotazh ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, derisa në Pejë do të shkojnë në balotazh Gazmend Muhaxheri i LDK-së, dhe Fatmir Gashi i AAK-së.

Lutfi Haziri dhe Sami Kurteshi sipas Bleron Baraliut do të përballen në raundin e dytë në Gjilan, përderisa në Gjakovë raundin e dytë sipas tij do ta sigurojnë AAK-ja dhe VV-ja.

Garë më të nxehtë ai parasheh në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Në Mitrovicë partia e Kadri Veselit e ka balotazhin e sigurt, kurse nuk dihet nëse raundin e dytë do ta sigurojë Agim Bahtiri apo Fehmi Ferati.

Kurse në Ferizaj parashihet balotazh ndërmjet Muharrem Svarqës dhe Agim Aliut, por që Faton Topalli i VV-së është afër.

Ja postimi i tij i plotë:

Shkurt e shqip – beteja ka me qene e nxehte. Prognoza, krejt balotazh, e para shkronje del e para me %:

PR: V v L

PZ: P v V (L shume afer)

Suh: L v P (A dhe V jane mbrapa)

Pe: L v A

Gji: L v V

Mi: P v A/V (?)

Gja: A v V

Fe: L v P (V shume afer)