Eksperti amerikan: Ndikimi rus në Ballkan, pjesërisht i suksesshëm

Eksperti i SHBA-ve për Ballkanin Daniel Serwer ka komentuar mbi Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) edhe njëherë duke renditur Ballkanin si një problem për stabilitet.

Bota

14/12/2017 19:29

“Ka shumë njerëz në Ballkan të shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë atje dhe është mirë brenda fuqive të njerëzve në Ballkan, të mundohen të ndalin gjërat e këqija të ndodhin dhe të kthehen në rrugën më të mirë për integrime evropiane”, tha Serwer, transmeton lajmi.net

Mali i Zi është një nga shtetet që duhet ndjekur shembull nga shtetet tjera të Ballkanit, ani pse kjo gjë nuk i pëlqen Rusisë, sipas tij.

“Nuk ka asgjë në këtë raport që njerëzit në Ballkan, nuk e dinë. Ka pasur përplasje herë pas here por duhet kujdes i madh që këto përplasje të mos ndodhin dhe të ecet me hapa të sigurtë drejt integrimeve”.

“Ballkani gjithashtu ka shumë ekstremistë, si islamikë ashtu edhe ekstremistë nacionalistë lokalë që pëlqejnë armët dhe përleshjet me armiqtë e tyre. Mendoj se këtu është e rëndësishme që Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, për herë të parë në shumë vite e ka renditur Ballkanin si një problem”.

I pyetur për interesin amerikan në “ndikimin në rritje të Rusisë në këtë rajon”, ai u përgjigj:

“Unë mendoj se njerëzit janë të shqetësuar për atë, por jo vetëm në atë rajon, njerëzit janë të shqetësuar edhe për Evropën Lindore, si për shembull, Poloninë, ata janë të shqetësuar për përpjekjet destabilizuese ruse edhe në vendet e Baltikut. Do të thosha se ky është një shqetësim global dhe Ballkani është vetëm një nga rajonet”.

Ai gjithashtu, sipas N1 tha se rusët janë “pjesërisht të suksesshëm, por jo shumë”.

I pyetur për komentin e ish Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë deklarata e Petritsch për atë vend që ishte lidhja më e dobët në Ballkanin Perëndimor, Serwer tha se diplomati austriak ishte “në thelb i drejtë”.

“Procesi i paqes në Kosovë ka shkuar pak më shpejt se procesi i paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ata vuajnë nga kushtetuta që e bën vendin jashtëzakonisht të vështirë për tu qeverisur dhe kjo është shumë e vështirë për t’u rregulluar. Shumica e të tretave në parlament, kështu që Bosnja është lidhja më e dobët dhe rusët pëlqejnë të sulmojnë lidhjen më të dobët dhe ju e shihni se ata e bëjnë këtë në mbështetjen e tyre për Milorad Dodik në veçanti,” tha Serwer.

“Tribunali i Hagës nuk ka sjellë ndonjë lloj pajtimi në Ballkan, ata kanë tendencë të rrisin në vend që të zvoglojnë tensionet. Kjo sigurisht nuk ishte qëllimi i krijimit të këtij Tribunali”, tha ai, kur u pyet për situatën në Ballkan në vazhdën e aktgjykimeve të fundit në gjyqet e Ratko Mlladiçit dhe Jadranko Prliçit./Lajmi.net/