Ekspertët: S’ka liri për Shukri Xhelilin, ai e përballon burgun

Ekspertët mjeko-ligjor të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Shukri Xhelilit, kanë dalë në konkluzionin se ish-kryebashkiaku mund ta përballojë burgun.

Lajme

29/09/2016 20:11

Në seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, ata thanë se Shukri Xhelili nuk ka probleme tq rqqnda qq do tq justifikonin daljen e tij nga burgu. Ish-kryebashkiaku i Dibrës kishte kërkuar masë tjetër arresti pasi vuante nga zemra.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarit publik”. Xhelili u denoncua duke kërkaur favore seksuale nga një vajzë në këmbim të një vendi pune, shkruan Lapsi.