Ekspertët japin alarmin për mizën gjakpirëse

Ekspertët e shëndetësisë po paralajmërojnë britanikët që të jenë në gatishmëri të lartë, pasi rastet e pickimeve nga mizat e Blanford po rriten.

Lifestyle

19/05/2018 22:55

Sipas The Sun, pickimet nga mizat gjakpirëse mund të çojnë në ënjte, dhimbje dhe mizat në përgjithësi pickojnë nyjet e këmbëve dhe këmbët.

Paralajmërimet vijnë nga ekspertë të Shëndetit Publik pasi rastet janë raportuar në Herefordshire më herët gjatë këtij muaji.

Miza e Blandfordit është një insekt në ngjyrë të zezë prej 2-3 mm që jeton pranë zonave ujore dhe pickimet janë të dhimbshme.

Insektet në të shumtën e rasteve kafshojnë këmbët dhe janë më të zakonshme gjatë muajit Maj ose Qershor.