Ekspertët: 10 përfitimet e pirjes së ujit me limon esëll

Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.

Lifestyle

17/07/2018 11:50

 

Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.

Vitamina C gjendet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile.

Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pinë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.

Limoni është një nga frutat më të rëndësishme në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh. Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut i shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë.

Pastroni zorrët

Kur pini ujë në sasi të lartë ju stimuloni lëvizjet e zorrëve. Për këtë arsye, pirja e ujit esëll ju ndihmon të rregulloni traktin digjestiv. Nëse keni vështirësi me jashtëqitjen, kjo është një nga mënyrat më të mira për të rregulluar punën e zorrëve. Pirja e ujit pastron gjithashtu trupin nga mbetjet.

Largoni toksinat apo helmet nga organizmi

Kur dilni jashtë, atëherë automatikisht ju po pastroni trupin tuaj nga toksinat. Sa më shumë ujë të pini, aq më i pastër do të jetë organizmi juaj.

Parandalon dhimbjet e kokës

Një nga arsyet që njerëzit kanë dhimbje koke është sepse ata nuk pinë ujë mjaftueshëm. Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës. Pirja e ujit parandalon dehidrimin. Prandaj niseni ditën me një gotë ujë në mëngjes dhe më pas pini ujë gjatë ditës. Duhet të dini që edhe pirja e ujit kërkon kohën e vet. Sugjerojmë që të pini ujë me limon në mëngjes pasi në këtë mënyrë ju forconi imunitetin tuaj, Limoni ka vitaminë C, e cila është një antioksidant që lufton shumë probleme në organizëm.

Duke pirë ujë me limon esëll ju alkalizoni trupin, pra rregulloni nivelet e ph në trup. Edhe pse limoni në vetvete është acidik, brenda organizmit shndërrohet në alkalin. Shkaku i sëmundjeve është kur trupi është më tepër acidik, prandaj çelësi i suksesit drejt një shëndeti të mirë është një trup alkalin.

Danette May është një amerikane e cila i jep këshilla miliona njerëzve në botë se si të duken dhe ndihen mirë. Ajo është autore librash si dhe e shumë programesh online. Ja çfarë thotë ajo për ujin me limon esëll në mëngjes.

“Limoni ju ndihmon të ekuilibroni nivelin e pehashit dhe largoni nga trupi të gjitha toksinat e një ditë më parë. Lëngu i limonit ju ndihmon tepër në alkalizimin e trupit. Përveç kësaj ai ju ndihmon të humbni kile, pasi limoni është tepër detoksifikues për mëlçinë dhe kjo e fundit është përgjegjëse për shkrirjen e yndyrës në trup. Nëse detoksifikoni mëlçinë, atëherë i jeni futur rrugës së përshpejtimit të metabolizmit dhe kjo do t’ju ndihmojë të bini nga pesha. Pini ujë me lëng limoni për 28 ditë dhe do të shihni ndryshime të habitshme në trupin tuaj.”

Dr. Isaac Eliaz është akupunkturist i licensuar. Ai është pionier i mjekësisë holistike dhe ka publikuar shumë studime mbi formulat e shëndetshme.

Ai jep 3 arsye si mund të kemi një trup më alkalin dhe të hidratuar.

“Gjëja më e rëndësishme për të ruajtur një mjedis alkalin është hidratimi, pasi nëse nuk jemi të hidratuar sa duhet ne nisim ta shndërrojmë trupin në mjedis acid. Tjetër gjë që mund të bëjmë është të hamë shëndetshëm perime dhe fibra. Kur hani mish të kuq ju prodhoni në organizëm acid organik. E treta është se duhet të hiqni dorë nga sheqeri i përpunuar, pasi sheqeri është armik i madh i shëndetit, ju në këtë mënyrë prodhoni acid laktik. Dieta e shëndetshme është ajo me bazë alkaline.”

Nëse pini ujë të ngrohtë me limon në darkë dhe në mëngjes ju alkalizoni shumë mirë trupin tuaj”.

woman-drinking-water-with-lemon-vert_m1ai1oPër një lëkurë të bukur

Uji esëll me limon ju ndihmon gjithashtu për të pasur një lëkurë të bukur pasi vitaminë C lufton shenjat e moshës. Uji me limon largon toksinat nga gjaku dhe kjo gjë ndihmon në pastrimin e lëkurës.

Uji esëll në mëngjes hidraton sistemin limfatik dhe në këtë mënyrë e nisni ditën të hidratuar duke mos vuajtur nga kapsllëku dhe probleme të tjera.

Uji gjithashtu përgjigjet për ekuilibrin e lëngjeve në trup. Pirja e ujit me stomak bosh çdo ditë i bën mirë sistemit imunitar, duke bërë që ju të jeni më të fortë në luftimin e sëmundjeve. Sëmundjet lindin pikërisht kur bie sistemi imunitar ose kur organizmi juaj është tepër acidik.

Shumë sëmundje gjithashtu e kanë origjinën nga stomaku. Kur konsumoni ujë me stomak bosh ju nisni kështu rrugën e një stomaku të shëndetshëm. Ideja e pirjes së ujit me stomak bosh lindi në Japoni. Zakonisht japonezët pine 4 gota ujë esëll përpara se të hanë mëngjes. Ata presin të paktën 30 minuta përpara se të hanë bukë. Terapia e ujit i ndihmon ata të jenë aktive dhe të shëndetshëm. Më shumë këshillohet uji i ngrohtë.