Eksperimenti shkencor që e shfaqë të padukshmen

Shkenca është e bukur dhe shpikjet shkencore na mahnitin të gjithë neve. Shikojeni këtë eksperiment të kryer këtë vit që mund të shfaqë të padukshmen.

Auto & Tek

06/12/2014 17:46

Instruktorët shkencorë në Departamentin e Shkencave Natyrore në Harvard kanë filmuar një demo të mahnitshme të Optikës Dell, një teknikë që na lejon të shohim rrjedhën e ajrit.

Duke luajtur me një grup të gazeve të nxehta, këta njerëz tregojnë se si magjia e padukshme ndodhë kur ndezim ndonjë qiri apo e përdorim tharësen e flokëve, transmeton Lajmi.net.

Sipas webfaqes në të cilën u demonstrua eksperimenti, Optika Dell e bën të mundur që të shohim “rrymat e ngrohta duke u ngritur nga dora jonë ose, ajri i ftohtë që del nga një gotë me ujë të ftohtë”.

Gazet e tjera në ajër, si heliumi apo squfuri heksaflorid mund të shihen gjithashtu në këtë teknikë.

Shikojeni videon për më shumë: