Eksperimenti që zbulon se si po i trajtojnë punëtorët shqiptarë në Gjermani

Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Këtë tregon një studim i realizuar mbi konkurrimet për vend pune nga organizata "WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.

Bota

08/06/2018 16:45

Ajo krijoi disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve, transmeton tch.

“Plot 6.000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Kështu, rezultoi se konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare ishin më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51% e konkurruesve me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.

Konkurrentët me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive, duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë.