Eksperimenti më i këndshëm që keni parë ndonjëherë- Ja si duket bota nga sytë e një dy vjeçari (Video)

A keni menduar ndonjëherë si dukej bota përreth nesh kur ishim fëmijë, pasi që sigurisht se të gjithë e kemi harruar atë ndjenjë.

Fun

24/05/2016 12:14

Një baba i quajtur Bill Bennett nga Britania e Madhe, vendosi të bëjë një eksperiment interesant, nga djali i tij dy vjeçar, duke i vendosur në trup një GoPro, transmeton lajmi.net.

Dhe sigurisht rezultati është mahnitës, një ndjenjë e papërshkrueshme e botës rrotulluese të një fëmije, që jo gjithçka mund të shihet qartë.

Babai e la fëmijën të lirë për dy ditë, të vrapojë pa e penguar derisa për neve kjo duket shumë qesharake.

Nga perspektiva e tij, bota duket qesharake, marramendëse por mbresëlënëse.

Hidhni në sy edhe ju kësaj bote të këndshme, që ua mundëson vetëm një 2 vjeçar./lajmi.net