Eksperimenti i Valverdes, Umtiti ose Lenglet mbrojtës krahu

Me largimin e Lucas Digne nga skuadra e Barcelonës, tashmë Ernesto Valverde nuk ka një mbrojtës zëvendësues për Jordi Alban.

Sport

10/09/2018 14:02

Gjatë kësaj vere trajneri ka bërë kërkesën që klubi të transferojë një mbrojtës majtak, dhe në klub u afrua Lenglet, mirëpo, mbrojtësi duket se nuk është shumë i aftë të luaj si anësor.

Umtiti gjithashtu është një tjetër opsion që mund të përdoret si mbrojtës i majtë, për shkak se loja e tij bazohet në këmbën e majtë. Sa ishte pjesë e Lyon, Umtiti u aktivizua nganjëherë si mbrojtës i majtë dhe regjistron një gol fenomenal nga jashtë zones, kur po luante si mbrojtës krahu.

Megjithatë trajneri nuk është i kënaqur me këto dy zgjedhje, pasi sic ka thënë ai, dëshiron të ketë krahë me eksperiencë.

Barcelona e ka nisur për mrekulli këtë sezon. Mbetet të shihet nëse në janar do të bëjë lëvizje për një mbrojtës të majtë. /Lajmi.net/