Eksperiment social: Abuzohet vetëm pse është mysliman (Video)

Ylli i YouTube, Joey Salads, 21 vjeçar, i cili tanimë është i njohur për eksperimentet e tij shoqërore, tani vjen edhe me një eksperiment tjetër shoqëror.

Fun

10/11/2015 10:37

Ai dhe shoku i tij Steve, i cili është i veshur si një mysliman tradicional, kanë planifikuar ta testojnë racizmin e disa personave të rastit, raporton lajmi.net.

Gjatë videove Joey Salads shihet duke bërë komente raciste, shpeshherë edhe duke e shtyrë me duar shokun e tij Steve, dhe duke e detyruar atë të largohet nga stacione të trenit dhe dyqane të ndryshme.

Shumë adoleshentë i mbështesin këto komente raciste, bile disa nga ta fillojnë të veprojnë njëjtë si Joey dhe e shtyjnë atë me duar

Mirëpo, disa nga ta edhe i dalin në mbrojtje këtij personi të pafajshëm.

Më poshtë, e keni videon e këtij eksperimenti të cilën lajmi.net e transmeton për ju: