Eksperiment: Funksionaliteti i duarve tek personat e paralizuar mund të rikthehet

Shkencëtarët kanë deklaruar se kanë bërë hapa të suksesshëm drejt qëllimit për t’ju ofruar personave të paralizuar kontroll mbi duart e tyre.

Fun

19/06/2018 12:34

 

Ekipi i King’s College në Londër, kanë përdorë terapinë me gjene për të riparuar dëmin në palcën kurrizore tek minjtë.

Pas kësaj këto kafshë kanë mundur të marrin vetë kubet e sheqerit me duart e tyre për t’u ushqyer.

Ky studim ende është në fazat fillestare, megjithatë ekspertët kanë deklaruar se ofron disa fakte të rëndësishme që tregojnë se funksioni i duarve mund të rikthehet.

Palca kurrizore është një tub i dendur i nervave që bartin instruksionet nga truri për në pjesën tjetër të trupit.