Eksperienca e Erëza Velës: Ngacmimet seksuale janë prezente në vendet e punës

Ish-moderatorja e emisioneve të ekonomisë, Erëza Vela, e inspiruar nga revista “Time”, e cila këtë vit si “person të vitit” ka shpallur burrat dhe gratë që kanë thyer heshtjen për ngacmimet seksuale, ka thënë se nga eksperienca e saj ngacmimet seksuale në Kosovë, në vendet e punës, janë shumë të pranishme.

Lajme

07/12/2017 15:30

Lexojeni të plotë shkrimin e saj:

Qe nga viti 1927, Revista Times ne Amerike cdo vit e zgjedh nje person qe ka pas ndikim, (kryesisht) per te mire, ne ngjarjet e zhvilluara gjate vitit ne fjale. Ketij personi i jepet titulli “Personi i Vitit” dhe fotografia e ketij personi vendoset ne balline te revistes me po kete titull. Ne boten e zhvillume vetem me qene ne balline te kesaj reviste eshte privilegj – aq sa njerezit falsfikojne veten ne foto, rasti i Donald Trump – e lere me me e marre titullin.

Perderisa na ne Kosove e lejojme si norme qe politikanet qe paguhen nga qytetaret te ngacmojne seksualisht dhe ne menyre publike me nanat e po ketyne qytetareve, ne boten e zhvillume aktorë, producentë, gazetarë, politikanë, kuzhinierë, akademikë, menaxherë, avokatë, inxhinierë, biznesmenë e burra te cdo profesioni – jane duke u perjashtu nga puna, duke u poshteru publikisht, duke u padit ligjerisht e duke mos u llogarite me per njerez normal – per arsye te ngacmimit seksual qe kane ushtru ndaj grave. Kjo, sepse grate kane fillu nje kampanje te quajtur “Edhe une” permes se ciles kane pas guximin me i nda historite e tyre te ngacmimit seksual ne pune. Revista Times kete vit, i ka emertu grate qe e kane nis kete kampanje si “Persona te Vitit” dhe i ka quajtur “Shkaterruese te Heshtjes”. Kjo eshte nje arritje shume e madhe per te gjitha grate e punesume.

Ne Kosove, fakti qe politikanet vazhdojne me na sha publikisht, me gjujt me alltia neper oda te burrave, e burrat me i vra grate – tregon qe debati i ngacmimit seksual ne pune eshte teme lluksi ne kete kohe. Per me teper nuk eshte as pjese e debatit. Nga eksperienca ime mundem me thone qe eshte jashtezakonisht prezent.

Ne kete link, jane historite e grave, te cilat edhepse shume te ndryshme nga njera tjetra, te gjitha kane nje emerues te perbashket: ballafaqim me burra te piset. I’a vlen me e lexu, bile edhe kish qene mire ndonjera prej mediave me e perkthy.