Ekspeditë e jashtëzakonshme drejt Antarktidës për të penguar shkrirjen e akujve

Një flotë anijesh, nëndetësesh dhe avionësh u nisën ditën e hënë, më 30 prill, drejt Antarktidës për një kërkim që do të realizojnë 80 shkencëtarë të SHBA dhe të Mbretërisë së Bashkuar; duke përbërë kështu ekspeditën më të madhe në këto 7 dekada.

Fun

05/05/2018 10:08

Qëllimi është studimi sesi mund të ndalet që akullnaja Thwaites, e pozicionuar në perëndim të kontinentit me përmasa të barasvlershme me shtetin e Floridës, të mbajë ritmin e shkrirjes e të mos përmbytë brigjet e botës.

“Për sa i përket ndryshimit të nivelit të detit në shekullin e ardhshëm, akullnaja Thwaites është faktori kryesor në këtë dukuri, “ – u shpreh për “The Washington Post”, David Holland, gjeoshkencëtar në Universitetin e Nju Jorkut. “Me ritmin e shkrirjes së akullit; 50 000 milionë tonelata në vit, akullnaja përbën 4% të rritjes së nivelit të oqeaneve dhe mund të ketë një ndikim prej 3 metrash.

Thwaites është një element kyç në studimet që paralajmërojnë se Antarktida mund të dyfishojë nivelin e vlerësuar të detit në shek XXI. Është i vështirë studimi drejtpërdrejt për shkak të rajonit shumë krititk, linja mbështetëse (aty ku takohen oqeani, akulli dhe shtrati shkëmbor) gjenden në një zonë të largët. “Gjendet në vendet më të vështira për t’u eksploruar, – sipas gazetarëve.

Të 6 grupet, ato amerikane dhe britanike do të kenë nevojë për projekte me modulime të kompjuterizuara për të procesuar të dhënat dhe për të bërë vlerësime të këtij ndikimi. Kostoja fillestare vlerësohet tek 25 milionë dollarë  dhe po kaq për mbështetjen logjistike, pra në total 50 milionë. Zona e detit të Amundsenit, ku gjendet Thwaites ka humbur akull shumë shpejt. Besohet se ujërat oqeanike të ngrohta mbërrijnë poshtë dhe shkrijnë akujt. Në Antarktidë shtresa e ujërave të ftohta gjendet mbi një shtresë të ngrohtë, edhe pse është pak mbi pikën e ngrirjes paraqet shumë presion në thellësi.

Kërkime të fundit sugjerojnë se në zonën e detit të Amundsenit humbjet e vazhdueshme të akullit të Thwaites dhe të akullnajave të tjera ftohin sipërfaqen, çka bllokon procesin  në të cilin ujërat sipërfaqësore zhyten dhe formojnë të ashtuquajturin uji i poshtëm (basenit) që bllokon hyrjen e ujërave të ngrohta nga jashtë. Kështu krijohet një qark i rrezikshëm me më shumë ujëra të poshtme të ngrohta dhe më pak barriera me ujëra të ftohta. Një tjetër shqetësim është densiteti i akullnajës, për arsye se po tërhiqet drejt Polit të Jugut. Këto kërkime do të lejojnë të prodhohen modele të reja të të dhënave që do të japin projektime më të sakta mbi ritmin e shkrirjes dhe ndikimin në veçanti për të përcaktuar, nëse kjo akullnajë do të luajë rolin e rrezikshëm për të cilin druhet deri më tani. / bota.al