Ekskluzive: Zbulohet i dashuri i Diona Fonës

Diona Fona është një prej emrave të rinj që ka 'pushtuar' skenën muzikore.

ShowBiz

14/09/2018 15:28

Me vetëm pesë projekte ka arritur të bëhet njëra nga artistet më të pëlqyera të estradës, shkruan lajmi net.

“Veç fjalë”, është kënga e saj e fundit e publikuar gjatë kësaj vere por që ka premtuar se do të ketë edhe shumë risi.

Megjithatë, sa i përket jetës private Diona është paksa më e rezervuar e siç e dinim ne ajo ishte ‘single’.

Burime të afërta me lajmi net, theksojnë se këngëtarja Fona është në një lidhje dashurie. Kjo gjë konfirmohet në fotografitë dhe videot e siguruara nga lajmi net.

Në videon e mëposhtme shihet i dashuri i Dionës teksa i servon darkën të cilën këngëtarja e ka nxjerr në Instagram me përshkrimin “Ushqimi i servuar”.

Se ata janë bashkë e dëshmojnë edhe imazhet që ua sjellim në vazhdim në po të njëjtin vend, e po ashtu edhe pëlqimet që i bëjnë njëri-tjetrit.

Përkundër kësaj, Diona në këtë aspekt gjithnjë është përkujdesur që të mos ia zbulojë fytyrën në rrjete sociale.

Duhet theksuar se para pak muajsh ajo ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi net, e që tha se është më shumë e fokusuar në karrierën muzikore. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnrXjoVn4oE/?taken-by=dionafona

YouTube player